XLajme

Nxënësit shqiptarë do të mësojnë me libra turqisht?

Kanë mbetur edhe dy janë nga fillimi i vitit shkollor por shkollat fillore ende nuk janë të furnizuar me libra. Por edhe librat që janë printuar po shpërndahen gabimisht. Në vend se të jenë në gjuhë shqipe janë shpërndarë libra në gjuhë turke. Në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kondovë të komunës së Sarajit ku të gjithë nxënësit janë shqiptarë u kanë arritur libra në gjuhë turke, e tash u mungojnë libra në gjuhën shqipe. Për këtë ministrja e Arsimit Vesna Janevska thotë se nuk kanë pasur asnjë ankesë. Ajo shton se nuk është tragjike pasi që këto libra mund të kthehen.

“Deri te ne deri më tani nuk ka reaguar askush që ka ndodhur një gjë e tillë. Nuk e di sa e keni të sigurtë informacionin. Po ne ishim të pranishëm në shkollë, në Kondovë ku janë 100% nxënës shqiptarë librin e lëndës së Kimisë e kanë në gjuhë turke. Mund t’i ketë ndodhur ndonjë gabim gjatë shpërndarjes, nuk është е tmerrshme. Shkolla duhet të lajmërojë deri te distributоrit dhe te ne, pastaj do t’i dërgojmë librat aty ku duhet të jenë të shpërndara”, deklaroi Vesna Janevska ministre e Arsimit.

Kjo nuk është hera e parë që tu dërgohen libra që nuk janë adekuate, edhe pse shkollat lajmërojnë se gabimisht u janë shpërndarë librat, ata asnjëherë nuk i merr distributor për t’i sjell librat e duhura.

Related Articles

Back to top button