Uncategorized @sqXLajmeXStory

Bëhu pjesë e ekipit të PortaliX

Nëse beson se historia më e rëndësishme mund të jetë në një fshat të harruar, në një lagje pa ujë, në një shkollë, një spital apo te një person që askush nuk e ka dëgjuar, atëherë mund të jesh personi që po e kërkojmë.

PSE T’I BASHKOHESH PORTALIX?

Portalix është një redaksi e orientuar drejt gazetarisë me interes publik dhe raportimit origjinal. Punojmë në një mjedis bashkëpunues, ku reporterët inkurajohen të propozojnë ide, të zhvillojnë histori dhe të kontribuojnë në mbulimin editorial përmes iniciativës dhe hulumtimit të pavarur. Ky rol është për gazetarë që duan të jenë në terren, të hulumtojnë, të zbulojnë histori me rëndësi për qytetarët dhe t’i raportojnë ato me profesionalizëm e përgjegjësi.

AFTËSITË DHE PËRVOJA

1. Kureshtje për të identifikuar dhe zhvilluar histori me interes publik.

2. Aftësi të mira në komunikim, hulumtim dhe shkrim.

3. Përkushtim ndaj saktësisë, verifikimit të fakteve dhe etikës profesionale.

4. Gatishmëri për të mësuar, për të punuar në terren dhe për të bashkëpunuar me ekipin.

Përvoja në gazetari përbën avantazh, por nuk është kusht. Mirëpresim edhe aplikime nga studentë ose kandidatë në fillim të karrierës, të cilët kanë motivim për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht në redaksinë tonë.

Nëse besoni se mund t’i sillni këto aftësi dhe përvoja, së bashku me ide të reja dhe një qasje të përgjegjshme ndaj gazetarisë, ju inkurajojmë të aplikoni.

INFORMACION SHTESË

Portalix është një projekt mediatik i mbështetur nga fondet e National Endowment for Democracy (NED). Pozita financohet në kuadër të këtij projekti dhe kompensimi përcaktohet sipas buxhetit dhe kushteve të projektit.

SI TË APLIKONI


Për të aplikuar, dërgoni: CV-në tuaj;
Nëse keni, dërgoni 2 deri në 3 shembuj të punës suaj (artikuj, reportazhe, video ose materiale të tjera gazetareske).

Aplikimet dërgojini në: [email protected]

Afati i aplikimit: 19.07.2026

Related Articles

Back to top button