E bullizuan kur ishte në shkollë. Bile ka edhe film ku merret si shembull se si bullizohet një fëmijë me aftësi të kufizuara. I riu B.XH i cili për redaksinë tonë është i njohur po mbahet në paraburgim në burgun e Shutkës edhe pse ka diagnozë se është me të meta mendore. Bile e kanë fut në qeli të izoluar me çka gjendja e tij është edhe më shumë e rënduar.
Drejtori i burgut Boban Utkovski thotë se personi është vendosur në qeli vet me gjitha kushtet e duhura.
“Kemi këshillë nga mjeku pas veprimeve të tij, ai nuk është i vetëdishëm për sjellen që bënë dhe për këtë shkak është vendosur në qeli tjetër. A ka qenë në qeli të izoluar? Kjo është fjalë e rëndë q ëpo përdorini. Kjo është një dhomë normale si të tjerat. Vet është në dhomë e cila i përmbush të gjitha standardet”, thotë Utkovski.
Paradoksale është që vet policët me urdhër të gjykatës kanë marrë personin nga spitali i Bardovcit.Edhe më paradoksale është justifikimi i gjykatës se personi nuk është i kapshëm organet përndjekëse. Si nuk është i kapshëm kur i njëjti person është i hospitalizuar në spitalin e Bardovcit?
“Bëhet fjalë për një vendim të papërcaktuar të Këshillit Penal, me të cilin personit i është lejuar të përsërisë procedurën në të cilën ishte dënuar në mungesë për një krim të rëndë vjedhjeje me burgim prej 2 vjet e 6 muaj. Megjithatë, duke pasur parasysh që personi ka qenë për një kohë të gjatë i pakapshëm për organet përndjekjese, me propozimin e Prokurorit public, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kundër këtij vendimi, i akuzuari ka të drejtë të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit në Shkup”, thonë nga Gjykata.
Avokati i Popullit ka hapur lëndë ku do të ndjek se përse sistemi i trajton personat me aftësi të kufizuara në mënyrë ç’njerzore.