Portali X
Çfarë zbuloi PortaliX

Kongres u mbajt, por bashkimi nuk ndodhi: VLEN-i edhe pas gjashtë muajsh nuk ekziston si parti e regjistruar

2 min 91
Kongres u mbajt, por bashkimi nuk ndodhi: VLEN-i edhe pas gjashtë muajsh nuk ekziston si parti e regjistruar

Në një atmosferë luksoze dhe me një organizim që për nga përmasat u shfaq madhështor, më 9 maj, pesë partitë e koalicionit VLEN shpallën shkrirjen e tyre në një parti të vetme.

Megjithse u tha që i mbodhën 850 delegat, ndërsa roi i kryetarëve të partisë iu nda Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin si bashkëkryetarë, pesë subjektet nuk u shkrinë reaisht në një parti të vetme. Kështu, 9 maji shënoi një bashkim që, të paktën në aspektin formal dhe organizativ, nuk arriti ta tejkalojë ceremoninë.

Gjashtë muaj pas të ashtuquajturit Kongres të Bashkimit, VLEN nuk ka nisur procedurat për krijimin dhe regjistrimin e një subjekti të ri politik. Një parti e tillë, në kuptimin juridik, nuk ekziston dhe deri më tani nuk ka hapa konkretë për themelimin e saj. Madje, sipas të dhënave në Regjistrin Qendror, subjektet politike që përbëjnë koalicionin VLEN vazhdojnë të jenë aktive dhe të funksionojnë secila në mënyrë të pavarur.

Në kohën e shpalljes së bashkimit, qëndrimet e dy bashkëkryetarëve të zgjedhur, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ishin të qarta dhe të forta në favor të shkrirjes së partive. Gjatë fjalimit të tij në kongres, Kasami kishte theksuar se bashkimi nuk duhej të mbetej vetëm formal.

“VLEN nuk duhet të jetë thjesht bashkim partish. Nëse mbetet vetëm kaq, atëherë nuk kemi bërë asgjë”, kishte deklaruar Kasami.

Por, gjashtë muaj më vonë, ajo që u prezantua si një proces i pakthyeshëm i bashkimit politik vazhdon të ngrejë pikëpyetje. Pse procesi nuk është materializuar në një subjekt të vetëm dhe cilat janë arsyet që kanë penguar kalimin nga vendimi politik në bashkimin formal?

Pavarësisht se formalisht vazhdojnë të ekzistojnë si subjekte të ndara, në opinion publik përfaqësuesit e VLEN-it paraqiten si pjesë e një partie të vetme. I pyetur nga PortaliX nëse kjo mospërputhje mund të konsiderohet si një formë e manipulimit të elektoratit dhe opinionit publik, nga VLEN-i thonë se mungesa e regjistrimit formal nuk e zbeh vendimin politik për bashkim.

Sipas përgjigjes së tyre, vendimi politik për bashkim dhe regjistrimi formal janë dy hapa të veçantë, por kjo, sipas tyre, në asnjë mënyrë nuk e minimizon procesin e shndërrimit në një parti të vetme.

“Tranzicioni nga partitë përbërëse në një parti të vetme kërkon kohë, por kryesia qendrore dhe aktivi politik tashmë mbajnë takime të rregullta, gjatë të cilave marrin vendime dhe hartojnë politika”, thuhet në përgjigjen e VLEN-it.

Por, informacionet e siguruara nga PortaliX përmes bisedave me përfaqësues të partive nuk korespodojnë me deklaratën e VLEN. Sipas tyre, partitë vazhdojnë të mbajnë rregullisht mbledhje të veçanta me kryesitë dhe degët përkatëse, ndërsa ftesat për këto takime u dërgohen drejtpërdrejt nga subjektet politike ku ata bëjnë pjesë.


Ndaje

Të ngjashme