Kushtet
Kushtet e Përdorimit
Të gjitha të drejtat mbi tekstet, fotografitë, videot, grafikët, materialet hulumtuese dhe përmbajtjet e tjera origjinale të publikuara në Portalix janë të rezervuara dhe u përkasin ekskluzivisht Portalix-it ose bartësve përkatës të të drejtave.
Përmbajtja e publikuar në Portalix nuk mund të kopjohet, ripublikohet, shpërndahet, përshtatet apo përdoret në platforma të tjera mediatike pa respektuar këto kushte dhe, kur kërkohet, pa marrë paraprakisht lejen përkatëse nga Portalix.
Ripublikimi nga mediat e tjera
Mediat dhe platformat e tjera mund të ripublikojnë pjesërisht një material të publikuar nga Portalix vetëm duke respektuar këto kushte:
- të publikohet jo më shumë se gjysma e tekstit origjinal;
- të citohet qartë Portalix si burimi i materialit;
- të vendoset linku i drejtpërdrejtë drejt artikullit origjinal në Portalix;
- linku duhet t'i mundësojë lexuesit qasje në artikullin e plotë në Portalix;
- titulli dhe përmbajtja e ripublikuar nuk duhet të paraqiten në mënyrë që të krijojnë përshtypjen se materiali është prodhuar nga media që e ripublikon.
Ripublikimi i plotë i artikujve, materialeve hulumtuese, fotove, videove, grafikëve apo materialeve të tjera të Portalix-it kërkon leje paraprake dhe të shprehur nga Portalix.
Mbrojtja e të drejtave të Portalix
Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim i përmbajtjes së Portalix-it në kundërshtim me këto kushte, pa autorizimin përkatës, do të konsiderohet shkelje e të drejtave të Portalix-it dhe të bartësve të të drejtave mbi materialin.
Në rast të ripublikimit të paautorizuar ose përdorimit të përmbajtjes në kundërshtim me këto kushte, Portalix rezervon të drejtën të ndërmarrë të gjitha masat juridike në dispozicion, përfshirë kërkesën për heqjen e përmbajtjes, kompensimin e dëmit dhe inicimin e procedurave pranë gjykatës kompetente, në përputhje me Ligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe legjislacionin në fuqi.
Këto kushte zbatohen për të gjitha përmbajtjet origjinale të publikuara në Portalix, përveç rasteve kur Portalix ka përcaktuar ndryshe ose kur përdorimi i materialit lejohet ndryshe nga legjislacioni në fuqi.
© Portalix – Të gjitha të drejtat e rezervuara.

