Portali X
Çfarë zbuloi PortaliX

Drejtues sektori në “Higjienën Komunale” u kërcënohej punonjësve me pistoletë, policia e arrestoi

1 min 685
Drejtues sektori në “Higjienën Komunale” u kërcënohej punonjësve me pistoletë, policia e arrestoi

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e PortaliX, personi me inicialet L.B., i cili është drejtues i një sektori në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”, për një periudhë të gjatë u ka bërë kërcënime punonjësve.

Rasti ka kulmuar dje, kur njëri nga punonjësit, i frikësuar nga kërcënimet, ka humbur vetëdijen, pas së cilës është thirrur edhe Ndihma e Shpejtë.

Punonjësi e ka denoncuar rastin në polici, pas së cilës zyrtarët policorë e kanë arrestuar të dyshuarin. Pas informacioneve se ai ishte kërcënuar me pistoletë, policia ka kryer kontroll dhe në automjetin e tij ka gjetur një armë zjarri për të cilën, sipas burimeve tona, nuk posedonte leje përkatëse për mbajtje apo posedim.

Sipas informacioneve që disponon PortaliX, i dyshuari ende ndodhet në stacion policor dhe pritet të ndërmerren procedurat e mëtejshme nga institucionet kompetente, përfshirë edhe vendimin nëse do t'i caktohet masa e paraburgimit.

PortaliX do ta ndjekë rastin dhe do të publikojë informacionet zyrtare nga institucionet kompetente.



Ndaje

Të ngjashme