Fëmiju me autizëm u kthye duke qarë nga shkolla, mbeti pa asistent arsimor
Nikolla duheshtе të filloj në klasë të gjashtë, por me të qara është kthyer në shtëpi pasi nuk ka asistente arsimore.
“Nikolla shkoi në shtëpi duke qarë. Fëmiju im e kuptoi se është diskriminuar, ministrja këtë nuk e kuptoi por fëmiju im e kuptoi Nikolla duheshte të filloj klasa e gjashtë. Kjo është edhe më shumë stresuese pasi që deri në klasën e pestë kishte një mësuese tash do të ketë më shumë mësuese.”, tha Zoran Mijallkov, prind.
Logopedja e shkollës fillore Vanço Prke në Shtip tha se prindërit duhet të bëjnë durim pasi që presin deri 15 shtator asistentët arsimor të fillojnë me punë. Ajo shtoi se nuk varet nga shkolla por nga MASh.
“Duhet prindërit të bëjnë durim. Shpresojmë se deri më 15 shtator do të kryehet procesi.Do të ndikojë, gjithsesi do të ndikojë i është shkurtuar e drejta për të ndjekur mësim nga dita e parë por kjo nuk varet nga ne. ajo është nga MASH. Po. Besoj se do të tejkalohet problem dhe do të jenë të gjithë të kënaqur, tha Aneta Edrovska nga shkolla fillore nga shkolla fillore Vanço Prke në Shtip.
Nga ana tjetër nga MASh thonë se deri në fund të javës do të ketë asistenët dhe çdo fëmijë që ka nevojë do të merr asistencën e durhur.
“Do të mundohemi të sigurojmë asistent por nuk mund të garantoj që secili fëmijë do të ketë asistent veçmas. Pse? Pasi që ligji thotë që një asistent mundet të jetë për dy apo tre fëmijë, varësisht nga pengesa në zhvillim. A ka buxhet për të tu paguar? Do të kërkojmë, do të shohim ku ka nevojë të mbuloujmë aty është nevoja. Buxhet nuk ka për asgjë të ju them sinqerisht”, deklaroi ministrja e Arsimit Vesna Janevska.