Portali X
Ballina

FOTO | Renditen bankënotat: Ja sa para kapi policia në Strumicë

1 min 162
FOTO | Renditen bankënotat: Ja sa para kapi policia në Strumicë
Strumice MPB
Strumice MPB

Sipas burimeve të PortaliX, gjatë aksionit policor është zbuluar një shumë e konsiderueshme parash në kesh, që dyshohet të jetë rreth 600 mijë euro.

Bastisjet janë zhvilluar në kuadër të një hetimi ndaj dy personave fizikë dhe një juridik nga Strumica, për të cilët është paraqitur kallëzim penal nën dyshimet për fshehje të tatimit dhe pastrim parash.

Paratë e gjetura gjatë aksionit janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen një hetimi financiar për të përcaktuar prejardhjen e tyre dhe nëse kanë lidhje me aktivitetet që janë objekt i procedurës.

Hetuesit po shqyrtojnë dokumentacionin financiar dhe transaksionet e personave të përfshirë dhe të kompanisë, me qëllim që të përcaktohet mënyra e përfitimit të mjeteve dhe eventualisht nëse ato burojnë nga veprimtari të kundërligjshme.



Ndaje

Të ngjashme