Portali X
Насловна

Lotaria assesi s’po gjen rehati

Pas kërcënimeve me padi, tani po tenton të ushtrojë presion nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

1 min 11
Lotaria assesi s’po gjen rehati
Овој напис сè уште не е преведен на македонски.

Hajde, urdhëroni. Më jepni një fletë dhe një stilolaps që të nënshkruajmë se kemi bërë diçka në kundërshtim me ligjin dhe ta përfundojmë këtë storje.

Aq shumë nuk mund ta duroni kritikën? Doni që të gjithë t’ju lavdërojnë?

Epo, bëjeni punën që t’ju lavdërojnë! Ja, unë do të jem i pari që do ta lavdëroj Prokurorinë, nëse e bën punën e vet në këtë rast... Provat i keni.

https://fb.watch/Jcr7-xgWGy/?

Pas kërcënimit me padi nga Lotaria e Maqedonisë, i cili nuk u realizua kurrë, tani të njëjtët njerëz tentojnë të ushtrojnë presion ndaj PortaliX-it, duke e paraqitur rastin pranë Agjencisë për

Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në ankesën e tyre thuhet:

Sipas përmbajtjes së qasshme publikisht, në publikimin në fjalë janë bërë të dukshëm emrat dhe mbiemrat e personave të prekur, të dhënat për statusin e tyre të punësimit, përkatësisht të angazhimit, emrat e bankave në të cilat personat kanë llogari të hapura, llogaritë e tyre të transaksioneve, të dhënat për shumat monetare të paguara, përkatësisht për të ardhurat e tyre, si dhe informacione të tjera përmes të cilave personat mund të identifikohen drejtpërdrejt dhe në mënyrë të padyshimtë.”

Këta nuk kanë aspak turp. Gënjejnë edhe në parashtresën e tyre drejtuar Komisionit, ku thonë se janë publikuar edhe numrat e llogarive.

Pra, numri i llogarisë bankare nuk është publikuar.

Por, edhe sikur të ishte publikuar, çfarë prisni ju?

T’i shpenzoni paratë tona publike dhe askush të mos ju pyesë se si dhe pse shpenzohen?

Në Korenë veriore ndoshta, këtu ende jo.


Сподели