LokalXLajme

Mickoski: Qeveria gati të emërojë kryetarë të përkohshëm në komunat ku dështuan zgjedhjet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se Qeveria do të ndërmarrë hapa për emërimin e përfaqësuesve të përkohshëm në katër komuna ku zgjedhjet lokale dështuan për shkak të mungesës së censit.

Bëhet fjalë për komunat Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë pjesëmarrje të mjaftueshme të votuesve për të qenë zgjedhjet të vlefshme.

“Absolutisht që këtë do ta bëjmë, sipas ligjit. Për ta bërë këtë, duhet fillimisht të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se në ato katër komuna ato janë shpallur të pasuksesshme. Vetëm pas kësaj, Qeveria do të emërojë përfaqësuesit e përkohshëm”, deklaroi Mickoski.

Me këtë hap, Qeveria pritet të sigurojë funksionimin e rregullt të institucioneve lokale deri në organizimin e zgjedhjeve të përsëritura.

Related Articles

Back to top button