LokalXLajme

AKI me thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Kërçovë

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal për të reflektuar shumicën e popullsisë shqiptare në këtë komunë.

Tre listat shqiptare – AKI (5 këshilltarë), VLEN (3) dhe Lista e Pavarur (2) – përbëjnë shumicën shqiptare me 10 këshilltarë, që pasqyron realitetin demografik të qytetit, ku shqiptarët përbëjnë mbi 55% të popullsisë.

AKI u bën apel kolegëve nga VLEN dhe Lista e Pavarur të bashkohen për formimin e shumicës shqiptare në Këshill, në mënyrë që kryetari i Këshillit Komunal të jetë shqiptar, si shprehje e vullnetit politik dhe kombëtar të shumicës së qytetarëve të Kërçovës.

Related Articles

Back to top button