
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen javën e ardhshme do t’i vizitojë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, informoi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.
Pinjo tha se se më shumë hollësira për këtë turne vjetore të Fon der Lajenit nëpër Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian do të kumtojë gjatë ditës së nesërme.
Sipas infromatave në dispozicion, turneu në Ballkanin Perëndimor i Fon der Lajenit do të fillojë të hënën dhe në kuadër të tij, ajo të mërkurën do të qëndrojë në Shkup.
Turneu i Fon der Lajenit përputhet me përvjetorin e dytë nga miratimi i Planit të Komisionit Evropian për rritje të Ballkanit Perëndimor, i cili, siç tha zëdhënësi i KE-së për zgjerim, Gijom Mersie i vendos themelet për përgatitje të vendeve nga rajoni për integrim në tregun e vetëm evropian dhe bart përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.
“Nga maji i vitit 2024, mjetet e ndara për Ballkanin Perëndimor përmes Planit për rritje kanë sjellur përfitime konkrete për partnerët në rajon dhe për qytetarët, e tani përparojmë në pagesën e tyre dhe në zbatimin e agjendave të dakorduara reformuese”, tha Mersie.
Ai përkujtoi se deri tani janë miratuar agjenda reformuese të pesë prej vendet nga rajoni, ndërsa në vijim është shqyrtimi edhe i agjendës reformuese të Bosnjë e Hercegovinës, e cila iu dorëzua Komisionit Evropian javën e kaluar, si dhe se katër nga partnerët tashmë kanë marrë mjete për parafinancim.
“Në të ardhmen me të vërtetë duhet të shohim reforma në prakitkë. Ky është instrument i bazuar në arritje, e për këtë shkak duhet të shohim implementimin dhe vazhdimin e përpjekjeve në atë drejtim, e ne do të vazhdojmë t’i përkrahim partnerët për t’i kryer detyrat e veta”, shtoi Mersie.



