XLajmeXStoryXВести

Komandanti i dehur ofendon policët: “Shkoni në P9”

Kontrolli i brendshëm hap hetim

Komandanti i Policisë, i cili duhet të shërbejë si shembull në komunikacion, është përfshirë në një skandal. Sipas shënimeve zyrtare, ai ka vozitur në gjendje të alkoolizuar dhe ka ofenduar dy oficerë të policisë.

Në shënimin e bërë nga autoritetet, thuhet se komandanti, kur ka arritur në terren me automjetin zyrtar, ka qenë në gjendje të dehur dhe ka pasur vështirësi në komunikim. Ai ka përdorur fjalë ofenduese ndaj dy policëve, duke i sharë.

Rasti është raportuar në Kontrollin e Brendshëm në orën 14:00, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në stacionin e policisë në orën 18:00.

Në një raport tjetër, policët kanë theksuar se kanë informacion të saktë që komandanti ka kaluar disa orë në një restorant, nga ora 09:30 deri në 11:40, me veturën zyrtare dhe gjatë orarit të punës.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është hapur një hetim mbi këtë çështje dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. Sipas një deklarate të MPB-së: “Pasi janë kryer verifikimet në njësitë përkatëse organizative, ju informojmë se departamenti i kontrollit të brendshëm, hetimeve kriminalistike dhe standardeve profesionale ka hapur një lëndë dhe aktualisht po merret me pretendimet e paraqitura në ankesën e dorëzuar.”

Related Articles

Back to top button