Kanë mbetur vetëm 3 vetë në Ansamblin shtetëror i këngëve dhe vallave popullore në RMV, pasi 37 të punësuarve mes tyre valltarë, solist, instumentist dhe administrate pa asnjë shpjegim nuk iu vazhdua kontrata, mes tyre edhe shtatzënë që kanë mbetur edhe pa sigurim shëndetësor. Të punësuarit deri te redaksia e PortaliX kanë paraqitur dëshmi për atë se çfarë u ka ndodhur gjatë këtyre 5 viteve në Ansamblin shtetëror.
Valltarët kanë refuzuar shpesh për të kryer provat në sallën e Armatës pasi nuk kishin kushte elementare. E për këtë kanë qenë të torturuar. Për kërkesat e tyre kanë has në vesh të shurdhër gjatë gjithë kohës bile drejtori Tolaj me dhunë ka kapur njërën prej valltarëve për të vazhduar me provat. Për këtë edhe valltarët kanë pësuar lëndime fizike, si krisje e uznazës, lëndime në ekstremitete, probleme psikologjike, ftohje përshkak se në sallë nuk ka pasur as ngrohje e kjo ka shkaktuar që edhe shpesh të sëmuren.
Edhe pse të punësuarit e ansamblit gjatë gjithë kohës kanë kërkuar kushte më të mira kjo asnjëherë nuk u realizuan. Bile janë ankuar disa herë deri te Ministria e Kulturës për mobing dhe presion. Përderisa Tolaj refuzon të krijojë kushte për punë, ai për zyren e tij përmes prokurimit publik e furnizohet me karrige dhe tavolinë . Edhe atë në specifikimet qëndron që karrigja tij të jetë e lëkurës së butë dhe natyrale ndërsa tavolina të jetë me ndriqim të lartë. E ndërkohë të punësuarit e tij vetë kanë rinovuar tavanin e dyshemenë, kanë montuar gardarobë të improvizuar se skishin ku të vishen. Vetë edhe kanë pastruar dysheme e toaletet.
Për drejtorin Shkodran Tolaj e rëndësishme ka qenë postimi i tij në facebook. Bile faqen e ansamblit e ka keqpërdorur duke postuar gjëra personale, ngjarje të BDI-në, fotografi e video me Ali Ahmetin, gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me ansamblin.
Për detaje shikoni video storjen në kanalin youtube.