XLajme

Kërcënime, armë, kontakt fizik- Vjosa Osmani përfshihet në një skandal në Aeroportin e Shkupit

 

Presidentja Vjosa Osmani u gjet në një situatë të sikletshme sot në Aeroportin e Shkupit.
Ajo së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët duhej të udhëtonte nga Shkupi për në Lubjanë. Udhëtimi ka qenë privat me kompaninë Wizz Air, por Presidentja nuk ka pranuar që ti kontrollohet bagazhi e sigurimi i aeroportit ka refuzuar që ta lëshojë pa kontroll.
Situata është përkeqësuar kur sigurimi i Presidentes ka larguar policin që ka qëndruar në pikën e kontrollit me qëllim që të kalojë Zonja Osmani.
Është kërkuar ndihmë nga sigurimi i aeroportit, e Presidentja ka kërkuar ndihmë nga Kryetar i Kuvendit.
Situatë del prej kontrolli kur një pjesëtar i sigurimit të Gashit ka nxjerr armën në aeroport.
Rasti është paraqitur në polici dhe kontrolli i brendshëm i policisë ka dalë në teren.

Related Articles

Back to top button