Të sulmuar, të ofenduar e të frikësuar nuk janë vetëm taksistët e Kosovës, por edhe taksistat e Shqipërise dhe të Maqedonisë. Për PortaliX u rrëfye një person i cili ka qenë dëshmitar i dhunës që i ushtrohet një shoferi nga Shqipëria. Ai poashtu tha se ka frikë të shkojë në aeroport për të marrë klientët të cilët rezervojnë transport.
“Nje koleg nga Tirana qe ka kompani ne Tirane ka kompani edhe ne Maqedoni, e rrahën, e zvarritën, dhe ia çanë kokën me diçka metale. Pesë-gjashtë herë kemi thirrur 192, na thanë të shkojmë në stacionin policor në Petrovec, aty policia na thanë bëni marrëveshje, bënë një raport ndërsa askush nuk u burgos e as nuk u thirr në bisedë informative”, tha një shofer.
Pronari i kompanisë që ka kontartë me TAV – Maqedoni kërkon prova shtesë për të suspenduar shoferët e tij.
“Ju i suspenduat punëtorët që i patë në video? Jo ende nuk i kam suspenduar. Pse? Se unë nuk mundem ta suspendoj taksistin pa e dëgjuar taksistin e Kosovës. Po e patë intervistën besoj. Ai prej Prishtine mund të thotë çka të dojë”, tha Elver Brahimoviq.
Nga TAV – Maqedoni thonë se kanë marrë masa dhe se për ta është e rëndësishme që klientët të ndjehen të sigurt.
“Si operator i aeroportit nga aspekti i bashkëpunimit me kompaninë e taksisë në fjalë, tashmë kemi marrë masat e duhura në bazë të kompetencave tona, me qëllim që të mos përsëriten ngjarje të tilla në të ardhmen. Pas raportimeve të juaja do ta monitorojmë situatën nga afër. Si operator aeroporti, ne jemi të interesuar të kemi klientë, gjegjësisht pasagjerë që ndihen të sigurt në aeroport, si dhe kompani qëofrojnë shërbime ku punonjësit sillen në mënyrë profesionale”, thonë nga TAV Maqedoni.