Mësimdhënësit e Komunës Saraj mbetën pa rroga – Bexheti deputet, transferet s’ka kush i nënshkruan

Mësimdhënësit e shkollave fillore në Komunën e Sarajit nuk kanë marrë rrogë për shkak të një situate të pazakontë administrative. Kryetari i komunës , i cili është përgjegjës për nënshkrimin dhe aprovimin e pagave, ka marrë një detyrë të re si deputet, duke humbur kështu kompetencat e nevojshme për të autorizuar lëshimin e rrogave. Edhe pse në Komunën e Sarajit u emërua si zëvëndës kryetar Iljas Veseli ai nuk është ushtrues detyre dhe nuk ka të drejtë të jep nënshkrim.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësim të madh tek mësimdhënësit, të cilët kanë kredi e të cilët veçmë janë vonuar për t’i shlyer borxhet dhe paguar faturat. Ata për PortaliX thonë që komuna duheshte këto çështje administrative t’i rregullojë me kohë.
Nga Komuna e Sarajit na informuan se kanë lëshuar kërkesë për të aprovuar nënshkrimin e nënkryetarit të tanishëm Iljas Vejseli që në këtë mënyrë të lëshohen edhe rrogat.
Përveç mësimdhënësit pa paga kanë mbetur edhe punëtorët në administratën e Komunës së Sarajit.