Si e “dhunon” sistemi gruan që rrihet nga burri
Një grua 51 vjeçare e martuar në Kumanovë nëntë vite rihet nga burri i saj. Ajo disa herë kishte lajmëruar në polici në Kumanovë por sërish është kthyer në shtëpinë e dhunuesit pasi nuk gjeti përkrahje institucionale. Një ditë më parë pas rrahjes nga burri kishte shkuar në spitalin e Kumanovës por sigurimi i spitalit nuk e kishte lënë të hyjë brenda por ka dërguar atë me taksi për në Shkup. E taksi e kishte lënë nën urën e Bit Pazarit ku edhe qytetarë të cilët e kanë parë të shtrirë në rrugë lajmëruan redaksinë e PortaliX.
Pasi mbeti me orë nëpër rrugët e Shkupit, mori autobusin për të shkuar në xhaminë e Sarajit ku ekipi ynë e takoi. Fillimisht kërkuam ndihmën nga qendra për punë dhe politikë sociale e cila duhet t’i strehojë personat viktimë e dhunës në familje, por ata insistonin që fillimisht të thirret në polici dhe pastaj të lajmërohemi në qendër. policët të cilët erdhën fillimisht sugjeruan gruaja të dërgohet në spitalin e Bardovcit ndërsa qendra insistonte të ketë raport mjekësor se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Për atë se si u trajtua një grua viktimë e dhunës në familje mund të ndiqni video storjen në vazhdim.