Mumin Ferati dërgoi akuza të rënda drejt inspektoratit të Tetovës dhe prandaj shkuam që të kërkojmë përgjigje edhe atje. Ata na prezantuan një projekt për ristrukturim që kompania që e ka shitur objektin Muminit e kishte dorëzuar në Komunë para se ta shes objektin. Me projektin e ri, shkallët që i posedon parcela e tij hiqen dhe vendosen në anën tjetër.
Kur institucionet nuk funksionojnë, qytetarët zakonisht e marrin drejtësinë në dorën e vet. Siç shpjegon Mumin Ferati, ka qenë çështje sekondash që të ndodhë me keqja pas një zënke me pronarët tjerë.
Që mos të vijë deri tek më e keqja, kjo punë duhet të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur, e më pas të mendohet për stabilitetin e ndërtesës ku jetojnë 17 familje.





