Portali X
Lajme

Janar, 2022 – Grubi: Për 18 muaj shkolla e Vizbegut do të jetë gati

1
Janar, 2022 – Grubi: Për 18 muaj shkolla e Vizbegut do të jetë gati
Janar, 2022 – Grubi: Për 18 muaj shkolla e Vizbegut do të jetë gati
Mësuesja Nexhmije së bashku me mbesat e saja Rinën dhe Nisën me javë të tëra s’kanë transport dhe janë të detyruara të shkojnë me taxi. E kjo për një muaj u kushton 12 mijë denarë. “Fiks 50 minuta për të ardhur deri te shkolla fillore Adem Jashari. Prej Vizbegut deri këtu, disa prej nxënësve udhëtojnë në këmbë dhe ju duhet 59 minuta. Ndërkaq një pjesë e prindërve janë të detyruar me vetura private t’i sjellin në shkollë”. Në Shkollën Fillore “Adem Jashari” janë mbi 50 nxënës, vetëm 20 nxënës janë në këtë klasë. Po përse Komuna e Butelit ka ndërprerë transportin për nxënësit? Prej aty u justifikuan se prolongimi i hapjes së shkollës së re në Vizbeg ka ngatërruar punët dhe se nxënësit duke filluar nga e hëna do të kenë transportin që do t’i dërgojë deri në shkollë. Sipas komunës furnizimi me rrymë me trafostacionin e tanishëm nuk është i mjaftueshëm që të funskionojë një shkollë, prandaj duhet të ndërtohet një trafostacion i ri. E ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se ka ende punë ndërtimore dhe se pret me zemër që nxënësit të fillojnë me mësim nga gjyshmëvjetori i dytë.
Ndaje