Portali X
Story

10 vite profesoreshë, përjashtohet nga puna se s'kishte librezë partiake

1
10 vite profesoreshë, përjashtohet nga puna se s'kishte librezë partiake
10 vite profesoreshë, përjashtohet nga puna se s'kishte librezë partiake
Në vend të Marijës punësohet, profesoreshë e cila nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj, i cili ligj thotë se çdo mësimdhënës duhet të ketë kaluar provimin profesional. Inspektorati i Arsimit ballafaqohet çdo ditë me punësimet e mësimdhënësve. Ndikimi politik është i pranishëm në pothuajse çdo shkollë edhepse ligji rreptësisht e ndalon këtë. Sindikata e Arsimit në Maqedoni po i jep ndihmë juridike profesoreshës. Ndërkaq Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në vitin e fundit ka shqyrtuar më së shumti parashtresa për diskriminim në bazë të përkatësisë partiake veçanarisht në arsim. Për tu puësuar një mësimdhëniës sipas ligjit duhet të ketë pëlqim nga tre anëtarët e komisionit pranë Inspektoratit të Arsimit. E drejtori i Inspektoratit të Arsimit Halit Ferati pranon se ka problem me anëtarët pasi ata ndërlidhin punësimin me çështje politike. Golgota e Marisë vazhdon edhe nëpër labirinthet institucionale. Ajo me vite kërkon transformin por refuzohet gjatë gjithë kohës.
Ndaje

Të ngjashme