Portali X
Lajme

Asfaltoi rrugën që të çon te restoranti i tij me para publike?

1
Asfaltoi rrugën që të çon te restoranti i tij me para publike?
Asfaltoi rrugën që të çon te restoranti i tij me para publike?
Në vitin 2016, asfaltohet rruga që lidh rrugën rajonale Tearcë-Jegunovcë me fshatin Nerasht. Në parim, ndërtimi i rrugëve është gjë pozitive. Por që prej atëherë, asnjëherë nuk u sqaruan dilemat se a e ndërtoi ish-kryetari i komunës, Isen Asani, këtë rrugë deri tek restoranti i tij, apo e ndërtoi me të vërtetë për të lehtësuar lëvizjen e banorëve të Nerashti. Duke u afruar tek restoranti i Familjes Asani, bëhej e qartë se ky restorant nuk është çfarëdo ndërtimi dhe se njësoj si asfalti edhe restoranti është ndërtuar me materiale cilësore. Ok, pasi e konstatuam se në këtë restorant ka pjesën e vet edhe ish Kryetari, duhej t’ia parashtronim publikisht pyetjet që i bën çdo banor i kësaj komune. Shfrytëzohet apo jo nga banorët, është fakt se kjo rrugë me shumë gjasa ia ka rritur biznesin ish kryetarit. Gjithashtu është fakt që është lehtësuar lëvizja në këtë pjesë. (Kuadër i ngushtë) Në një vend ku besimi në politikë është shumë i ulët, është normale që të kontestohet gjithçka që bëjnë funksionarët. Në fund, juve ju mbetet që të vlerësoni. Por do të ishte mirë që edhe institucionet hetuese të zgjohen nga gjumi sepse gjumi i thellë i dimrit, për njerëzit dhe institucionet mund të jetë i dëmshëm.
Ndaje