LokalXLajme

Ulet numri i punëtorëve në industri

Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – gusht 2025, lidhur me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, u zvogëlua për 3,8 për qind. Në gusht të këtij viti, megjithatë, në krahasim me gushtin e vitit 2024, numri është më i vogël për 2,6 për qind, kumtoi Entoi shtetëror për statistikë.

Numri i punëtorëve në gusht të vitit 2025 lidhur me gushtin e vitit 2024, në sektorin Miniera dhe nxjerrje e gurit, u zvogëlua për 1,7 për qind, në sektorin Industria përpunuese për 2,7 për qind, ndërsa në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 0,6 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në gusht të vitit 2025, në krahasim me gushtin e vitit 2024, u zvogëlua në grupet Energji për 1,8 për qind, Prodhime kapitale për 7,1 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2,2 për qind, ndërsa rritje vërehet tek Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7,3 për qind dhe Produkte intermediare për 1,0 për qind.

Related Articles

Back to top button