Botë

Tërmet me një magnitudë 5.0 ballë godet Turqinë perëndimore, ndjehet edhe në Stamboll

Tërmet me një magnitudë 5.0 ballë goditi sot Turqinë perëndimore, me epiqendër në Detin Marmara, 39 kilometra nga provinca Tekirdag, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

 Tërmeti është ndjerë edhe në Stamboll, i cili është rreth 100 kilometra nga epiqendra e tërmetit, raportuan mediat turke.

 Sipas komunikatës së EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej nëntë kilometra.

 Pas tërmetit, Kabineti  i guvernatorit të Stambollit njoftoi se “deri më tani nuk janë raportuar dëme në Stamboll”.

 “Ekipet tona në terren kanë filluar kërkimet në të gjithë qytetin. I lusim qytetarët tanë të mos u afrohen ndërtesave që mund të jenë dëmtuar dhe të respektojnë njoftimet e institucioneve kompetente”, thuhet në komunikatën e publikuar nga Hyrijet.

Tërmeti, i cili goditi në orën 14:55 sipas kohës lokale, me epiqendër në Detin e Marmarasë, ndërsa është ndjerë edhe në Stamboll, i cili është rreth 100 kilometra nga epiqendra, ku njerëzit në panik dolën në rrugë, raportoi portali Son Saika. 

Related Articles

Back to top button