
Prokuroria Publike Themelore Shtip ngriti aktakuzë ndaj shefit të pezulluar të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, Mustafa Hajrullahut, për pesë vepra penale “maltretim në kryerjen e detyrës” dhe për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve”.
Sipas aktakuzës, Hajrullahu gjatë periudhës shtator 2023 – tetor 2024, ushtronte dhunë psikologjike ndaj pesë punonjëseve, duke u kërcënuar me pushim nga puna, masa disiplinore dhe i detyronte të nënshkruanin deklarata me shkrim. Disa nga të dëmtuarat u sëmurën për shkak të stresit.
Prokuroria ka siguruar prova edhe ndaj një prokurori tjetër të Prokurorisë, për keqpërdorim të detyrës, ndërsa procedura po zhvillohet për të mbrojtur viktimat.
Komisioni për përgjegjësi disiplinore në Këshillin e Prokurorëve Publikë në qershor këtij viti konstatoi se Hajrullahu dhe një prokuror tjetër kishin kryer shkelje të rënda profesionale, ndërsa pas pezullimit, Hajrullahu njoftoi se do të ankimohet tek Këshilli i Prokurorëve, duke thënë se e gjithë procedura lidhet me rastin e bonuseve në Prokurorinë Speciale të mëparshme./PortaliX



