LokalXLajme

Nga sot, targa me ngjyrë për veturat zyrtare (VIDEO)

Pas 34 vitesh pavarësi, për herë të parë administrata e re në Maqedoninë e Veriut po ndan qartë përdorimin e burimeve shtetërore nga ato partiake. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, prezantoi tabelat e reja të markuara për automjetet zyrtare, duke theksuar se çdo shkelje do të ndiqet dhe do të ketë sanksione.

Janev shtoi se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme është hapur operacioni “Zgjedhjet Lokale 2025”, ku policia do të veprojë me integritet për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike, duke mbrojtur të drejtën më të lartë demokratike – të drejtën e votës.

Ai gjithashtu njoftoi qytetarët se do të informohen në kohë për rregullat e reja të udhëtimit në BE, që hyjnë në fuqi më 12 tetor. Aplikimet do të bëhen online dhe do të kenë vlefshmëri dyvjeçare, për të shmangur pritjet dhe vonesat në pikat kufitare./PortaliX

Related Articles

Back to top button