
Më 7 korrik fillon gjykimi kundër përmbarueses Vesna Jakimoska nga Kërçova e cila më 21 mars të vitit 2024 sulmoi fizikisht gazetarin e PortalitX Furkan Saliu si dhe një polic tjetër në momentin kur ajo u dërgua në stacionin policor në Kërçovë.”
Pas më shumë se një viti, përmbaruesja do të ballafaqohet me drejtësinë, e akuzuar për sulm fizik ndaj dy zyrtarëve, gazetarit dhe policit, si dhe për shkatërrim të materialit zyrtar.
Në marsin e 2024-ës ekipi i PortalitX kishte shkuar në zyrën e përmbarueses për të kërkuar palën e dytë për disa ankesa që kishte marrë redaksia për punën e saj. Por në vend të përgjigjeve që ishte e obliguar ti thotë para opinionit dhe të dëmtuarve, ajo zgjodhi dhunën.
Jakimovska siç kishte njoftuar MPB atëherë, pas sulmit ndaj policit poashtu kishte shkatërruar materialin zyrtar.
Ky rast shkaktoi reagimin e të gjithë organizatave mediatike, si Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Agjencia e Mediave, dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik por edhe institucioneve të drejtësisë ndërsa sektori mediatik kërkoi që përmbarueses ti hiqet licenca për punë.
Më poshtë dy prej storjeve të bëra publike lidhur me punën e përmbarueses që i nxorri në pah PortaliX.




One Comment