
Përmbaruesja Vesna Jakimovska, për procedurat e dyshimta të së cilës ka raportuar disa herë PortaliX, ka sulmuar sot fizikisht gazetarin Furkan Saliu.
Gjatë një procedure përmbarimi në Kërçovë, gazetari Saliu dhe ekipi i PortaliX shkuan për të marrë përgjigje nga Jakimovska për ankesat e shumta që kanë arritur në adresën tonë për këtë përmbaruese.
Por, në vend se të përgjigjet, Jakimovska sulmoi ekipin e PortaliX, lëndoi fizikisht gazetarin Saliu dhe dëmtoi një pjesë të pajisjeve të medias.
Pas sulmit fizik të përmbarueses, në vendngjarje ka arritur policia. Gazetari momentalisht ndodhet në stacion policor në Kërçovë.
Këtu mund të ndiqni storjet e PortaliX lidhur me përmbaruesen Jakimovska: