XLajmeXStory

“Jeb*m ti Kosovo”, sulmohet dhe ofendohet taksisti nga Kosova në aeroportin e Shkupit

Me sulm dhe fjalë të rënda ofenduese u prit taksisti Burim Hajdari nga Prishtina pasi shkoi të merr pasagjer nga aeroporti i Shkupit. Në video shihet se dy persona të cilët vozisin taksi në kuadër të aeroportit të Shkupit ia ndalojnë rrugën dhe fillojnë ta godasin veturën e tij.
Burimi për PortaliX thotë që fillimisht ka pranuar thirrjen nga baza për të marrë pasagjer shqiptarë të cilët ishin nga Norvegjia e të cilët ateruan në aeroportin e Shkupit. Ai thotë se u ndalua nga dy taksist të aeroportit të cilët nuk e kanë lejuar t’i marrë pasagjerët për në Prishtinë.

“Më kërcënuan, i nxorën valigjet e pasagjerëve nga bagazhi, pastaj erdhën pas meje. Unë i mora pasagjerët të cilët kanë kërkuar transport”.

Për rastin folën edhe pasagjerët Muharrem Hoxha dhe Sadete Nura të cilët kishin porositur një ditë më parë taksi për të arritur në Prishtinë. Ata ishin tronditur nga sjellja e taksistëve të aeroportit të Shkupit.

“Nuk kemi parë asnjëherë një sjellje të tillë. Na kanë sharë duke na thënë se këtu nuk është Kosovë”, tha pasagjeri.

Sulmet e tilla janë shpeshtuar në aeroportin e Shkupit, taksistët e Prishtinës ballafaqohen gati çdo ditë ofendime për shkak se transportojnë pasagjer te cilët i thirrin në aeroportin e Shkupit.

Related Articles

Back to top button