XLajmeXStory

Një njeri më i fort se gjithë administrata e Komunës së Kumanovës

Drejtori i ndërmarrjes publike tenton ta mbyll ekipin e PortaliX në zyrën e tij

30 familje që jetojnë në një ndrtesë banimi në rrugën “Srbo Tomoviq” nr. 31 ka 15 muaj që jetojnë me ujrat e zeza pas hapjes së një pusete ilegale nga komshiu i tyre nga rruga tjetër. Prej erës së keqe nuk mund të jetojnë në banesat e tyre ndërkaq fëmijët kanë filluar edhe të sëmuren nga infeksionet. Tash banorët poashtu janë të frikësuar nga rreziku i rrëzimit të ndërtesës pasi ndërmarrja publike ka bërë një plan për të ndërtuar kanalin përreth ndërtesës, megjithatë gjatë punimeve nga një kompani private është dëmtuar një tubacion dhe punimet janë ndaluar.

Banorët që kanë jetuar me vite në ndërtesën nuk kanë dhënë miratim për të ndërtuar rreth ndërtesës së tyre për arsye sigurie. Drejtori i ndërmarrjes publike Ujësjellësi, Oliver Stojmanovski, në vend që të japë përgjigje në pyetjet e gazetarëve, u përpjek të na mbyllë në zyrën e tij.

Për më shumë detaje, shikoni strojen e plotë në kanalin YouTube të Portalix.

Related Articles

Back to top button