
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon qasjen selektive të kompanisë shtetërore MEPSO gjatë organizimit të një brifingu për media, në të cilin nuk është ftuar mediumi PortaliX, edhe pse pikërisht kjo redaksi paraprakisht publikoi një seri storjesh hulumtuese lidhur me temat për të cilat është diskutuar në ngjarje.
Vlerësojmë se një praktikë e tillë paraqet shkelje serioze të parimeve të transparencës, trajtimit të barabartë të mediave dhe të drejtës së publikut për t’u informuar në mënyrë joselektive.
Është e papranueshme që institucionet publike dhe kompanitë shtetërore të bëjnë ndarje mes mediave “të përshtatshme” dhe “të papërshtatshme”, veçanërisht kur bëhet fjalë për redaksi që raportojnë në mënyrë kritike për çështje me interes publik.
Brifingjet dhe komunikimi me mediat nuk guxojnë të përdoren si mekanizëm për favorizimin apo përjashtimin e redaksive të caktuara.
Institucionet kanë obligim të sigurojnë qasje të barabartë dhe jodiskriminuese për të gjitha mediat, pa marrë parasysh politikën e tyre editoriale apo qasjen kritike ndaj bartësve të funksioneve publike.
Kërkojmë përgjegjësi dhe sqarim publik nga ana e MEPSO-s për arsyet pse PortaliX nuk është ftuar në këtë brifing, si dhe garanci të qartë se një praktikë e tillë nuk do të përsëritet në të ardhmen.
Apelojmë se në një shoqëri demokratike, transparenca nuk guxon të jetë selektive, ndërsa gazetaria kritike nuk duhet të jetë arsye për përjashtim nga ngjarjet publike dhe komunikimi me institucionet.



