LokalUncategorized @sqXLajme

Konkurs me epilog të njohur?

Rastësisht ose jo,

Bashkëshortja e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, aktualisht është e angazhuar si bibliotekiste në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë, me kontratë në afat të caktuar.

Drejtori i shkollës thotë se askush nuk ka ndërhyrë, se ajo është punësuar vetë dhe se shpallja për punësim të përhershëm ende pritet të publikohet. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se pikërisht ajo do të zgjidhet.

Prandaj, mbetet e hapur pyetja nëse shpallja e ardhshme do të jetë vërtet e drejtë — apo vetëm formalitet.

Në Maqedoni, është e qartë se kur dikush tashmë është i angazhuar me kontratë në afat të caktuar, e më pas hapet konkurs për punësim, rezultati dihet paraprakisht.

Kërkuam përgjigje edhe nga zëvendësministri Astrit Iseni, por deri në këtë moment nuk kemi marrë qëndrim.

Related Articles

Back to top button