LokalXLajme

Grabiti artarinë në sy të njerëzve dhe u arratis, policia ende e kërkon (VIDEO)

Një vjedhje aspak e zakonshme ka ndodhur këtë mbrëmje në Gostivar.

Disa persona të maskuar arritën të vjedhin në një artari në qendër të Gostivarit, ndërkaq edhe pse ngjarja u filmua dhe kjo ndodhi në sy të njerëzve, sërish ata u arratisën.

Nga ajo çfarë deklarojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, kuptohet se vjedhësit janë ende në arrati.

“Më 10.10.2025, në orën 18:45, në SPB Tetovë, V.P. nga Gostivari ka raportuar se katër persona të maskuar, të armatosur me armë automatike, kanë kryer një grabitje në një argjendari pranë tregut të vogël në Gostivar, pas së cilës janë larguar me një makinë “BMW” pa targa.
Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Related Articles

Back to top button