
Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin publik se, sipas udhëzimit të ministrit Pançe Toshkovski, Njësia për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale ka kryer verifikime të hollësishme lidhur me veprimet e Sektorit për Punë të Brendshme në Veles, në lidhje me të gjitha rastet e raportuara nga viktima Rosica Koceva.
Në shumicën e rasteve, policia ka vepruar në përputhje me procedurat ligjore, për të cilat është ngritur edhe kallëzim penal kundër të raportuarit, që ka përfunduar me një dënim me kusht në procedurë gjyqësore. Megjithatë, kontrolli i brendshëm ka konstatuar se në disa nga raportimet e mëparshme të viktimës nuk është vepruar plotësisht në përputhje me detyrimet dhe procedurat ligjore.
Bazuar në verifikimet e kryera, është paraqitur propozim për fillimin e procedurës disiplinore ndaj 11 personave të punësuar në SPB Veles, ndërsa për të dhënat e konstatuara është njoftuar me shkrim edhe Prokuroria Publike për veprim të mëtejshëm në kuadër të kompetencave të saj.



