XLajme

(VIDEO)Prilep: Pjesët fallco ia dëmtojnë veturën Serkan Aliovskit, dëmi 6 mijë franga

Serkan Aliovski nga Zvicra pas një qëndrimi  për pushime në Prilep u përball me një problem të papritur me automjetin e tij. E për këtë ai çoi veturën e tij “Mercedes” në një servis lokal “Tumbe 07”, ku mjeshtri i kishte ndërruar disa pjesë të automjetit. Pas shërbimit, ai ka paguar një shumë prej 55 mijë denarësh për punën dhe pjesët e ndërruara.

Por, kur u kthye në Zvicër vetura iu prish. Ai ishte i detyruar që veturën sërish ta çojë në një servis në Zvicër. Aty u konstatua se pjesët e ndërruara në Prilep ishin fallco. Për këtë ka edhe dëshmi të dokumentuara me video.

Servisi zviceran e njoftoi Serkanin për këtë dhe ai u detyrua të paguante një shumë prej 6 mijë frangash për riparimin e dëmeve që ishin shkaktuar nga pjesët fallco.

Serkani i revoltuar ka angazhuar edhe avokat për atë se si servisi në fjalë ka përdorur dhe vendosur pjesë të falsifikuara, pasi pronari i servisis Hristo Tumbovski nuk pranoi që ta mbulojë dëmin e shkaktuar. Për këtë kontaktuam edhe Hriston i cili nuk i përgjigjej thirrjeve tona.

Ndryshe, Aliovski ngrit dyshime për praktikat e servisit në fjalë i cili dëmton pronarët e automjeteve dhe nuk garanton cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Related Articles

Back to top button