
Një pjesë e punonjësve të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive paraqitën ankesa pas vizitës së drejtorit të Agjencisë me ambasadorin e Turqisë. Sipas informacioneve, drejtori ka informuar se në këtë vizitë do të marrin pjesë vetëm persona nga kombësia turke, por në realitet, përveç atyre nga kombësia turke, kishte edhe punonjës nga grupe të tjera etnike, përveç kombësisë shqiptare.
Ky veprim shkaktoi pakënaqësi ndër punonjësit, të cilët thonë që me këtë selektivitet mund të krijojohen ndarje që do ta dëmtojnë atmosferën e barazisë në Agjencinë.
Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë, Dalibor Kitanoivq, tha se ankesa nuk është e qëndrueshme.
“NëAgjenci, përveç turqve dhe shqiptarëve, ka edhe përfaqësues nga komunitetet tjera si rom, serb, vllah, dhe kroat. Prandaj, nuk kam koment”, tha Kitanoivq.