XLajmeXStory

Skandal në Strugë: Përmbaruesja dhe banka mashtruan gruan me shikim të dëmtuar

Përmbaruesja shpik borxh, banka i propozon të marrë kredi për ta shlyer borxhin

Sabija nga Struga ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, ku një grup duke përfshirë një përmbarues dhe një administratore banke, e shfrytëzuan për të krijuar borxhe me këtë i shkaktuan edhe humbje financiare.

Sabija, ka diabetin që i dëmton sytë dhe pëshkak gjendjes së saj shëndetësore bë viktimë e një mashtrimi të organizuar. Në një deklaratë, ajo shpjegon: “Kisha 13,000 denarë borxh dhe 16,000 denarë kamata, gjithsej 29,000 denarë.”

Por kjo nuk ishte shuma e vërtetë e borxhit që ajo kishte. Në dokumentet zyrtare të përmbarueses, Sabija kishte një borxh prej 27,376 denarësh. Sidoqoftë, një raport nga banka tregon se përmbarueses janë dërguar një shumë shumë më e madhe – 124,000 denarë. Ajo shumë është rritur në mënyrë të jashtëligjshme, me lëvrime të shumta që nuk ishin të miratuara nga Sabija.

“Ti po luan me paratë e bankës,” thotë Sabija për administratoret e bankës. “Pse më lejoni të marr kredi pa lejen time?”

Në këtë situatë, administratoret e bankës i propozuan Sabijes një kredi të re prej 2800 eurosh për të shlyer borxhin, një veprim që duket se ishte pjesë e një strategjie për të ecur më tej me mashtrimin. Sabija kundërshtoi, duke thënë se ishte në dijeni për këtë lloj manipulimi.Gjithashtu, Sabija thekson se avokati i saj ishte i përfshirë në këtë histori, duke e bërë gjithçka edhe më të komplikuar. “Shkova të avokati, por gjithmonë e kisha ndjesinë se ata po punonin për interesat e tyre,” tha Sabija.

Në këtë moment, Sabija është vetëm një nga shumë pensionistët e shfrytëzuar nga individë që abuzojnë me sistemin. “Pse një zyrtar duhet të vjedhë? Nëse më vjedh mua, sa pensionistë të tjerë mund të kenë rënë pre e kësaj?” pyet ajo.

Një raport i fundit tregon se përmbaruesit në Maqedoni po fitojnë shuma marramendëse. Vetëm në vitin 2023, 10 përmbarues të parë fituan afër 3 milionë euro, dhe emri i Gordana Xhuteskës është i përfshirë në këtë listë si një nga përmbarueset më të paguara për vitet e fundit.

Ne kërkuam përgjigje nga banka dhe përmbaruesja për të sqaruar këtë situatë, por deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Related Articles

Back to top button