Komuna e Kumanovës: Nuk e diskriminojmë Klubin e Karatesë Bashkimi 2002
„Nuk mund t'i mbulojmë të gjitha shpenzimet e tyre“
„Nuk ka asnjë diskriminim ndaj Klubit të Karatesë Bashkimi 2002“, thonë nga Komuna e Kumanovës pas publikimit të storjes në PortaliX, ku trajneri i klubit u ankua për shpërndarjen e buxhetit nga ana e Komunës së Kumanovës.
Nga Komuna e Kumanovës shpjegojnë se kjo nuk do të thotë që deri në fund të këtij viti, ata do të marrin vetëm 55 mijë denarë. Ata gjithashtu shtojnë se fondet që shpërndahen për klubet janë për t’i ndihmuar ato, dhe jo për të mbuluar të gjithë shpenzimet e tyre.
„Sa i përket Klubit të Karatesë Bashkimi 2002, ky klub gjatë vitit 2022, si klub që u rikthye në aktivitet (pa dorëzuar një program paraprak për vitin 2022), ka marrë fonde prej 44,000 denarë, megjithëse këto nuk ishin parashikuar në programin tonë. Për vitet 2023 dhe 2024, ata kanë marrë 25,000 denarë për secilën vit sipas programit, dhe për vitin 2024 një shumë shtesë prej 20,000 denarë. Nga kjo shumë, mund të shihet se për vitin 2025, ata kanë miratuar më shumë mjete se deri tani, pra 55,000 denarë, që nuk do të thotë se ky do të jetë shuma përfundimtare deri në fund të vitit“, shpjegojnë nga Komuna e Kumanovës.