XLajmeXPodcast

Artan Grubi në listën e zezë të SHBA-ve, largohet nga tenda para Gjykatës Kushtetuese

Departamenti i Shtetit Amerikan ka shpallur listën e zezë. Në listën e zezë është edhe Artan Grubi ish-zëvendëskryeminsitër. Për PortaliX Arbër Ademi nga BDI thotë që lajmin duhet ta kontrollojë dhe se nuk mund të japë përgjigje në gjëra hipotetike.

“Duhet ta kontrollojmë këtë lajm. Për situata hipotetike nuk mund të japë përgjigje. Ta kontrollojmë. Gjithmonë kemi qenë transparentë”, tha Ademi.
Gazetari: Artan Grubi është njeriu më i afërt i Ali Ahmetit. A do të thotë kjo se paska pasur të drejtë Izet Mexhiti?
Ademi: Individët nuk mund të përmbëjnë problem për të gjithë.

Në arysetimin e ambasadës amerikane në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

Related Articles

Back to top button