XLajme

Policia e përqeshi, asnjë paraqitje e viktimës nuk është evidentuar në SPB Kumanovë

Gruaja, e cila për vite me radhë ka qenë viktimë e dhunës nga burri i saj, na ka informuar se disa herë ka kërkuar ndihmë në stacionin policor të Kumanovës, madje dhe e gjakosur. Siç tregon ajo, policia jo vetëm që nuk ka ndërmarrë asgjë, por edhe e ka përqeshur.

Për të kontrolluar nëse janë evidentuar raportimet e saj gjatë viteve në këtë stacion, u drejtuam në SPB Kumanovë. Nga atje thonë se për here të parë për personin në fjalë kanë dëgjuar para dy ditëve.

“Janë bërë kontrolle në stacionin policor të Kumanovës dhe është konfirmuar se personi i përmendur nuk ka paraqitur asnjë rast në këtë stacion,” thonë nga SPB Kumanovë.

Ata shtojnë se janë njoftuar për rastin nga inspektorët e sektorit për dhunë në familje përmes telegramit dhe se në vazdhim do të ndërmarrin aktivitete për zbardhjen e rastit.

Related Articles

Back to top button