Asnjë semi maturant nga shkolla fillore “Draga Stojanovska që i takon komunitetit turk nuk qëndron në tabllon e kësaj shkolle. Këtë na e rrëfyen prindërit dhe nxënësit të cilët thonë që drejtoresha nuk lejon në tabllon të qëndrojnë persona të etniteteve tjera.
Këtë e konfirmoijnë edhe tabllot e vendosura në muret e shkollës.
Kjo është një ndarje, segregim dhe diskriminim që duhet menjëherë të dënohet nga institucionet përkatëse. Drejtoresha e shkollës Jasmina Pametkovska në bisedë telefonike tha se është jashtë qytetit dhe se do të prononcohet të enjten. Paradoksale është se Draga Stojanovska ka qenë partizane që ka luftuar fashizmin.