XLajme

Saliu: Nëse më ndodh diçka, përgjegjës është Moskov, Llatas dhe ministri Toshkovski

Pas shpeshtimit të thirrjeve për dhunë policore ndaj gazetarit Furkan Saliu, gazetari dhe themeluesi i PortaliX ka reaguar në Facebook.

Saliu thotë se nëse i ndodh diçka, përgjegjës do të jenë Ljupço Moskov, Dragan Pavlloviq Llatas dhe ministri Toshkovski.

“Dje, në një emision në media kombëtare, Dragan Pavlloviq Llatas e përshëndeti dhunën ndaj meje. Sot z. Moskov kërkon që fytyra ime të mbahet mend nga EBR. Nëse nesër më ndodh diçka, përgjigjet duhet t’i kërkoni nga Ljupço Moskov dhe Dragan Pavlloviq Llatas, si dhe nga ministri Toshkovski”, shkruan Saliu.

Reagimi vjen pas një thirrjeje drejtuar polici për të “mbajtur mend” fytyrën e Furkan Saliut, thirrje që u shfaq në një grup të mbyllur në Facebook.

“Ljupço Moskov, i njohur për kontrollin e brendshëm të MPB-së. Ai është punonjës i Ministrisë së Brendshme dhe sipas informacioneve nga burimet tona, pas ardhjes së ministrit teknik është emëruar në një pozicion më të lartë. Me një screenshot në një grup me mbi 7.300 anëtarë, pjesëtarë të policisë, duke përfshirë anëtarë të EBR-së, bën thirrje drejtpërdrejt për dhunë. Kërkon nga policët të më kujtojnë fytyrën dhe të mos më harrojnë. Më portretizon si armik të policisë, implikon gjoja se jam mercenar i dikujt dhe se jam duke punuar kundër shtetit”, shpjegon gazetari.

Lexoni reagimin e tij:

Dhe thirrjet për shënjestrimin e tij:

Related Articles

Back to top button