XLajme

Në grupe të mbyllura të policisë, thirrje që të mbahet në shënjestër Furkan Saliu

Pas incidentit të 7 prillit në fshatin Konjare të Shkupit, ku u arrestua dhunshëm dhe padrejtësisht gazetari dhe themeluesi i PortaliX, Furkan Saliu, në rrjetet sociale po shpërndahen thirrje që policia ta mbajë në shënjestër gazetarin.

Në një grup të mbyllur në Facebook, i quajtur MVR-PPP (Pjesëtarë të policisë dhe ish-pjesëtarë), personi Ljupço Moskov, polic aktual, u ka bërë thirrje policisë që “mos ta harrojnë fytyrën” e Furkan Saliut. Në postim ka bashkëngjitur edhe fotografinë e gazetarit.

Grupi i mbyllur ka 7.300 anëtarë, shumica prej tyre pjesëtarë aktual të policisë dhe pjesëtarë të Njësitit për Intervenim të Shpejtë (EBR).

Postimi përmban gjuhë nacionaliste dhe albanofobe, me thirrje indirekte për dhunë ndaj gazetarit Saliu.

 

 

Related Articles

Back to top button