XLajmeXStory

Partitë politike politike kërkojnë lirimin e gazetarit Saliu

Pas arrestimit dhe sulmit fizik ndaj gazetarit Furkan Saliu, kanë reaguar edhe partitë politike të cilat kanë kërkuar që të lirohet nga arresti.

Darko Kaeski nga LSDM ka mbajtur konferencë për media para stacionit policor ku po mbahet Saliu duke kërkuar lirimin e tij.

“DPMNE e ktheu VMRO-MVRO-në në mënyrën më të turpshme, brutale duke arrestuar gazetarin Furkan Saliu.
LSDM e dënon këtë akt jodemokratik dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.
Është e qartë për të gjithë se kjo është fyerje për heshtje dhe frikësim, pasi gazetari publikoi një aferë të lidhur drejtpërdrejt me DPMNE-në.
Në krye të SPB Shkup dhe EBR janë shefat e sapoemëruar nga Toshkovski.
Kështu, zyrtarët e emëruar nga Toshkovski dhe DPMNE kanë lëshuar urdhër për arrestimin e gazetarit Saliu.
Ky është një kërcënim për lirinë, për demokracinë, për lirinë e fjalës, të garantuar me Kushtetutë.
Presion i drejtpërdrejtë, brutal ndaj gazetarëve të pavarur, ndaj atyre që hetojnë dhe punojnë për interesin publik”, ka deklaruar Kaevski nga LSDM.

Ka reaguar edhe Arben Taravari.

“Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.
Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij.
Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit:
Lajmësi Nuk Ka Faj Për Lajmin Që Jep!
Mos dënoni Lajmëtarin por Lajmin!”, ka shkruar kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari.
Edhe Afrim Gashi ka reaguar për arrestimin.

“Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu. Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij. Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit: Lajmësi Nuk Ka Faj Për Lajmin Që Jep! Mos dënoni Lajmëtarin por Lajmin!”, ka shkruar Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa.

 

Related Articles

Back to top button