XLajme

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Mediave mirëpret lirimin e Furkan Saliut

Arrestimi i dhunshëm i gazetarit Furkan Saliu është përcjellur me shumë vëmendje nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të gazetarëve.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Mediave në një reagim në X, mirëpriti lirimin e gazetarit Saliu pas disa orësh mbajtje në stacion policor, ndërsa thotë se do të vazhdojë ta ndjekë nga afër epilogun juridik të këtij rasti.

“E mirëpresim lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe të kameramanit Fatlum Aliu dhe montazherit Ariton Ramadani. Ne do ta dokumentojmë këtë incident në platformën tonë Mapping Media Freedom dhe qëndrojmë të gatshëm që t’i ofrojmë ndihmë juridike ekipit të PortalX. Ftojmë autoritetet të japin sqarime të plota rreth rastit por sidomos rreth kontrollimit të veturës dhe fshirjes së videove”, tha Flutura Kusari, zyrtare ligjore e ECPMF-së.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Mediave e ka bazën në Leipzig të Gjermanisë dhe dokumenton sulmet ndaj gazetarëve në platformen Mapping Media Freedom.

https://twitter.com/ecpmf/status/1777084493314040026?s=46&t=GN_jcJNeRf-glAef4icZrg

Related Articles

Back to top button