
Drejtori i QMK-së mashtron qytetarët me fotografi nga Kaliforni
Një fotografi e një viçi të porsalindur, të shpëtuar nga zjarret në Kaliforni, një viç i shpëtuar në Maqedoni dhe një postim që i paraqiti të dyja ngjarjet si një të vetme. Vetëm pas verifikimit nga PortaliX, drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, pranoi se fotografia nuk i përkiste ngjarjes në Maqedoninë e Veriut dhe se ishte përdorur vetëm si ilustrim. Edhe pse nuk kishte dijeni për historinë e vërtetë të viçit në fotografi, Ali këmbëngul se një skenë e ngjashme ka ndodhur edhe në vend dhe se ai vetë ka qenë i pranishëm gjatë shpëtimit.



