Për ne

Gazetaria është e mirë publike

PortaliX është një platformë mediatike e krijuar në nëntor të vitit 2023 nga një grup entuziastësh të medias, të bashkuar nga besimi se gazetaria është një e mirë publike.

Që në fillim, platforma është mbështetur drejtpërdrejt nga qytetarët. Kjo mbështetje ka krijuar një marrëdhënie të veçantë me komunitetin, ku qytetari nuk është vetëm lexues i përmbajtjes sonë, por edhe pjesë e punës së redaksisë.

Shumë nga storjet tona kanë nisur pikërisht nga qytetarët – nga një informacion, një dokument, një pyetje apo një shqetësim që është ndarë me ne.

Punën e PortaliX e kanë njohur dhe përkrahur European Endowment for Democracy (EED) dhe National Endowment for Democracy (NED).

Bëhu pjesë e PortaliX