Partia apo Gostivari i pari? Tenderët publik, veprimtaria e vetme e kompanisë “Hana Design”
1

Në vitin 2019 “Hana Design” ishte e re në këtë biznes politiko-privat dhe morri tre tenderë.
Dy prej Ndërmarrjes publike parqet dhe gjelbërimi dhe një prej Ndërmarrjes publike “Komunalec”.
Këtyre dy institucioneve u shiti zarfe, materiale dhe shërbime për shtyp si dhe karrige dhe mobile.
Në ndërkohë vetëm pas disa muajve si afarist, pronari Vlerim Iseni heq dorë nga kompania që e
krijoi. “Hana Design" ndryshon pronësinë ndërsa kompania e ndryshon adresën dhe pronarin.
Edhe në 2020-tën ndërmarrjet publike mbetën besnik të “Hana Design”, vetëm se paguanin me para
të qytetarëve të Gostivarit. Materialet dhe shërbimet ishin të njëjta, u shtua një tenderë plus si dhe
u rrit vlera.




