Portali X
Story

Shefi u jepte rroga në avans, e tani kërkon t'ia kthejnë

0
Shefi u jepte rroga në avans, e tani kërkon t'ia kthejnë
Shefi u jepte rroga në avans, e tani kërkon t'ia kthejnë
Shoferët e kamionëve që lëvizin jashtë shtetit, punëdhënësi Jovica Petkovski nga Kompania “Zllaten Trans Kumanovë”, i paguante 15 000 denarë, kurse marrëveshjen e kishin 45 euro në ditë. Paratë tjera ua lëshonte në llogari si avans. E tani ky punëdhënës ka nisur një proces gjyqësor duke jua kërkuar punëtorëve paratë që ua ka dhënë si avans. 2 vjet enden nëpër gjykata. E sot, në seancën e dhjetë vendosëm që t'iu bashkëngjitemi edhe ne. Zorani nga Umindolli i Kumanovës, na priti me një grumbull dokumentesh. Disa prej tyre që dëshmojnë se sa para ka marrë në xhirollogarinë e tij e disa me diagnoza mjekësore. Zorani thotë se është e palogjikshme që të kthejë paratë që i ka nxjerrë me djersën e ballit. E kjo është diçka shumë e njohur për kompanitë në Maqedoni pasi në këtë formë u ikin tatimeve dhe pagesën për kontribute. Në vend se t’i paguaj shtetit 30 mijë denarë ai ka paguar vetëm 10 mijë denarë për një punëtor, pasi që punëtorët i ka lajmëruar me pagë minimale.
Ndaje

Të ngjashme