Portali X
Lajme

MASH shqyrton vendimin për asistentin e fëmijës nga Hotla që rrezikon të mbetet pa shkollë

1 min 0
MASH shqyrton vendimin për asistentin e fëmijës nga Hotla që rrezikon të mbetet pa shkollë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë përsipër të shqyrtojë ngjarjen me nxënësin nga Hotla i cili rrezikon ta lejë shkollën për shkak të vendimit për tia ndërruar asistentin personal arsimor. Pas denoncimit të prindërve të fëmijës tek PortaliX si dhe tek Ministria e Arsimit, ministria na u përgjigj se po bisedon me palët e përfshira për ta zgjidhur rastin.

"Shkresa ka arritur edhe në ministri. Do të bisedojmë me udhëheqësinë e shkollës që është kompetente për shpërndarjen e asistentëve arsimorë.", shkruajnë nga ministria në përgjigje për PortalinX.

Ndërkohë kemi pyetur edhe koordinatoren e asistentëve arsimor shqiptar Adelina Haskaj lidhur me akuzat, por ajo nuk është përgjigjur.

Ndaje